You are here
Home > Kombëtarja > I dashuruar përjetësisht pas Shqipërisë, trajneri që gjithmonë mbante shallin me simbolet tona

I dashuruar përjetësisht pas Shqipërisë, trajneri që gjithmonë mbante shallin me simbolet tona

Fatkeqësisht, duhet të themi i ndjeri Josip Kuzhe dhe jo thjesht Josip Kozhe. Jeta shpeshherë tregohet ironike dhe e padrejtë në disa raste, e në njërin prej tyre, përfshihej edhe trajneri kroat.

I dashuruari përjetësisht pas Shqipërisë, padyshim që Kuzhe dallon lehtësisht nga të gjithë trajnerët e tjerë që ka pasur Kombëtarja jonë. Ndoshta e kishit harruar, por “Shqipëria.ch” është këtu, për të sjellë kujtimet e bukura të kësaj Shqipërie të bukur. Ndoshta e kishit harruar faktin që kroati në çdo ndeshje kishte një zgjidhje që asnjëherë nuk e ndërronte, mbajtjen e shallit me flamurin kombëtar.

Kuzhe do të mbante gjatë çdo ndeshje të Shqipërisë shallin me simbolet tona, duke u krenuar me to, ndoshta edhe më shumë se vetë në që jemi lindur në këto treva. Thonë se në histori ngelesh vetëm nëse arrin ato vepra, që askush nuk i ka bërë përpara teje, si në rastin e De Biazit ndoshta. Por gjithmonë ka vend për përjashtime. Ne kujtojmë edhe njerëzit që na kanë dhënë dashurinë e tyre pa kushte, duke u munduar të bëjnë maksimumin për Shqipërinë. Kaq na mjafton! /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top