
Në ditën e sotme klubi belg i Genk, ku është pjesë dhe lojtari dardanas, Edon Zhegrova, do të sfidojë sot ekipin e Sarpsborg 08 të vlefshme për grupet e “Europa Ligë”. Skuadra e Genk është një nga pretendentet kryesor për t’u kualifikuar në fazën e eleminimit direkt.
Trajneri belg duket se nuk e ka preferuar lojtarin e Kosovës, Edon Zhegrova edhe për këtë sfidë, pasi për numrin një të pankinës së Genk, Philippe Clement, e ka dërguar lojtarin në tribunë. Kjo është sfida e dytë rradhazi për që trajneri nuk e preferon Zhegrovën. Në ndeshjen e fundit që Edoni luajti për klubin belgët e Genk, arriti dhe të shënonte dhe sfida ishte e vlefshme për kupë kundër Lomel Sk.
Edon Zhegrova duket sikur nuk po gjen dot hapsira në ekipin bleg dhe pse në këmbët e tij është e ardhmja pasi pritshmëritë për këtë lojtarë janë të shumta. /Shqipëria.ch/