You are here
Home > Futbolli Shqiptar > I dashur polic! Më fal, këtë herë nuk e mbajta dot premtimin!

I dashur polic! Më fal, këtë herë nuk e mbajta dot premtimin!

Shkaku se përse tifozët shfaqnin gjithmonë agresivitet në shkallët e stadiumit, supozohej të ishin policët. I trembte uniforma e tyre, shkopi i gomës, helmeta si dhe gazi lotsjellës dhe se këto ishin, po prap sipas tyre, të panevojshme në një ambjent aq social.

“Na largoni policinë”, e mbajmë vetë qetësinë, ishte kërkesa e bërë nga shumë grupime të tifozëve. Duam stjuard(policë privatë) si në Angli, atje s’ka policë me helmeta. Pas shumë bojkotesh e kërkesash, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të plotësonte dëshirën e tifozerisë.

Por ç’ndodh?!

Kategoria Superiore nuk rezervon surpriza në sjelljen e tifozëve duke e nisur si përherë udhën e kampionatit, me dhunë. Dhunë që preku të moshuar e të ri. Kryesfida e kampionatit Skëndërbeu – Partizani, gati sa nuk përfundoi me viktima. Fusha e blertë u kthye në fushëbetejë. Tifozët rrëmbyen armët(gurë, stola, hekura) dhe nisën të sulmonin njëri-tjetrin. Përse?! Për “mustaqet e Çelos” si gjithmonë.

Brenda 10 sekondash fusha u popullua nga dhjetra tifozë që ndiqnin njeri-tjetrin si në maratonat e vrapit. Një ndjenjë turpi, duhet të përshkrojë me patjetër në ato momente, për gjithëkënd që e ndoqi ndeshjen si sportdashës dhe gjakftohtë.

Kjo ishte fryma angleze që tifozët shqiptar donin të sillnin në kampionatin tonë?! Në Angli funksionon ndryshe. Atje nuk ka gardhe rrethuese, as policë, as gurë. Tifozët qendrojnë pas një parmaku jo më të lartë se 0.5 metrash. Nuk lëvizin nga vendi, festojnë po aty. Këndojnë e përkrahin ekipin pa bërë rrëmujë. Sjellja më parë është e tyre, mes njeri – tjetrit, më pas me sigurimin.

Huliganizëm?!

Po ka, ka dhe Anglia. Madje goxha të përparuar. E ka, por jashtë stadiumit, jo në fushë por në rrugë. Fusha është e lojtarëve, stadiumi i tyre. Këto role çoç ngatërrohen si shpesh këtu në Shqipëri.

I dashur polic, më fal, nuk e mbajta dot premtimin. Nuk jemi në Angli dhe është e pamundur që unë të jem një “anglez”. Të lutem, herë tjetër merre helmetën, shkopin, gazin, dhe eja. Pa ty, unë nuk e njoh veten në stadium! /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top