
Uruguai u eliminua me penallti nga Peruja, në takimin çerekfinal të Kupës së Amerikës. Gjithçka u mbyll me penallti, atje ku do të ishte Peruja që do të kalonte më tej pasi nuk do të gabonte asgjë në ruletën ruse.
Gjithë koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola, por Kavani do të ishte fajtori kryesor për këtë eliminim. Sulmuesi i PSG do të gabonte një rast fëmijësh, teksa me portën e boshatisur e nxorri topin jashtë. Një situatë të tillë nuk mundi ta besonte as Suarez, që vendosi duart në kokë. /Shqiperia.ch/