
Skuadra e Lacios ka bërë publike përpara pak çastesh lojtarin e muajit të skuadrës së kaltërt. Në kampin lacial, tifozët kanë përzgjedhur për këtë çmim brenda klubit, lojtarin e përfaqësueses dardanase, Valon Berisha. Mesfushori arriti të mposhte konkurencën e Imobiles, Parolos dhe Caicedos, duke arritur të marre plot 12.224 vota.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, klubi I Lacios shpalli njoftimin në rrjetin social “Facebook”, teksa të gjithë tifozët e tyre dhe jo vetëm, kishin të drejtë të votonin brenda 24 orëve të ardhshme, për lojtarin më të mirë të muajt tetor. Berisha ka qënë një lojtar deçiziv për lacialët, teksa e ka ndihmuar ekipin e tij t’ia dalë në shumë situata të ndërlikuara, duke rrëmbyer edhe zemrën e tifozëve.
Por ajo që vlen për t’u theksuar dhe është e çuditshme, është fakti se mesfushori shqiptar nuk e ka luajtur kurrë një ndeshje të plotë për 90 minuta, i kushtëzuar nga dëmtimi që ka kaluar së fundmi dhe forma fizike. /Shqiperia.ch/