You are here
Home > Futboll Bota > I çmenduri…Rei! Nuk e ndan flamurin e Shqipërisë, as në maskën e fytyrës

I çmenduri…Rei! Nuk e ndan flamurin e Shqipërisë, as në maskën e fytyrës

Një dëmtim serioz dukej ai i Rei Manajt, që e rrezikoi jo pak shëndetin e futbollistit në përballjen ndaj Granadas. Sulmuesi shqiptar ra pa ndjenja në tokë, pas përplasjes që mori me mbrojtësin kundërshtar.

Pavarësisht kësaj, Manaj ia hodhi paq duke u rikthyer shumë më shpejtë nga çfarë ishte parashikuar në stërvitje. Vetëm takimin e fundit humbi lojtari shqiptar, në të cilën edhe Albasete hodhi një hap të gabuar ndaj Gijonit, pasi u ndal me rezultatin 1-1. Tashmë shqiptari do të rikthehet për skuadrën e tij, me maskën e vendosur në fytyrë.

Deri tani kishim parë në mbrojtset që vihen në këmbë, që lojtarët shqiptarë të mbanin flamurin tonë. Por Manaj, këtë gjë e bën edhe me maskën e fytyrës, teksa nga njëri krahë vendos flamurin kuqezi dhe në tjetrën, stemën e Albasetes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top