
Fiorin Durmishaj është futbollisti shqiptar më në formë në Europë. Me ekipin e Panionosit, sulmuesi në fjalë është duke shkëlqyer.
Në 18 ndeshje të zhvilluara, me skuadrën greke ka realizuar 6 gola dhe dhuruar 1 asist. Së fundmi ka arritur t’i realizojë edhe kryesuesve të Greqisë, Paokut, ndërsa ka një nuhatje të frikshme para portës kundërshtare. Olimpiakosi e ka kërkuar prej kohësh futbollistin shqiptar, por pa arritur të konkretizojë blerjen e tij.
Tashmë sipas asaj që raporton “SDN”, është Grasshopërsi dhe Sioni që janë vendosur në garë, që të marrin në merkaton e verës Durmishajn. Mbetet të shihet ende se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e këtij lojtari, por ajo që duhet të theksohet është fakti që Olimpiakosi është më favorit për ta fituar këtë garë, nisur nga marrëdhënia e mirë që ka me skuadrën e Panionosit. /Shqiperia.ch/