
Nëse keni dëgjuar për Gigi Becalin, presidentin e Steauas së Bukureshtit, padyshim që dini edhe disa prej bëmave prej tij. Flasim për një nga kryesuesit të klubeve në Europë, më të veçantë dhe karizmatikë. Një njeri që diplomacinë e flakarit gjithmonë tutje, për t’i thënë gjërat hapur dhe pa kurrëfarë drojtje.
Si të ishte një njeri i thjeshtë, megjithëse fjalët e dala nga goja e tij, si presidenti i një skuadre të njohur, rëndojnë aq shumë. Kamer Qaka, një prej zbulimeve të Panuçit do e pësonte nga ky njeri, pasi e largoi me vetëm 2 javë në skuadër, duke thënë se nuk kishte kohë të rriste fëmijët.
Teksa zyrtarizonte trajnerin e ri disa ditë më parë, Bekali jep një nga deklaratat e tij të padeshifrueshme, teksa akuzohet për lidhje të afërta me njeriun që po i besonte drejtimin e skuadres. “Ne e kemi njohur familjen e trajnerit për vite e vite, qindra vite, familja ime me familjen e tij, babai i tij, gjyshërit e tij. Unë nuk kam asgjë për të kuptuar me të, ka një një besim të madh. Nuk kishte asgjë për t’u negociuar. Ai ende nuk ka firmosur dhe nuk e ka lexuar aspak kontratën. Ky fëmijë u rrit në sytë e mi. Unë jam shok me babain e tij. Kur ai erdhi për të folur me mua, përse mos t’i flisja? Kjo është familja, ne e njohim, Shqipëria vjen me familjet tona”, do të shprehej Bekali më parë, si për të treguar lashtësinë e marrëdhënieve.
Tashmë ideja qartësohet më tepër. Gigi Becali dhe Mihai Teja kanë më tepër se një marrëdhënie profesionale. Trajneri i Steauas është edhe nipi i Virgil Becali, kushuriri i presidentit të rumunëve.
“Mihai Teja është nipi i kushëririt tim, Virgil. Babai i Mihait ishte administrues shumë i besuar. Ai ishte kapitalist dhe kishte disa biznese të tija në kohët e hershme. Edhe im atë thuajse njësoj. Ai fitonte 4000-5000 lei ne ditë, ku paga mujore në vend ishte 2000 lei. Babi, i cili ishte më i moshuar, e donte shumë familjen Teja, sepse ata ishin njerëz të denjë. I ati i Mihaj Tejas ishte nje mik i mirë i joni”, tha Becali për “Freedom”. /Shqiperia.ch/