Zakonisht jemi mësuar që Panuçi dhe mediat të mos jenë në një marrdhënie dashurie, por kjo ndodh vetëm me ato shqiptare. Trajneri italian shfaqet në një natyrë tjetër jashtë territorit tonë, duke treguar edhe fytyrën që nuk para jemi mësuar ta shohim.
I buzëqeshur dhe optimist, ishte kjo mënyra sesi Panuçi u paraqit për mediat franceze. Në një intervistë për “L’Equipe”, Panuçi ka thënë se Shqipëria do të luftojë për të jashtëzakonshmen.
“Për ne, do të jetë e vështirë përballja me Francën, kampionen e botës. Franca është favoritja e grupit dhe ne do të provojmë të fitojmë ndaj Turqisë dhe Islandës. Do të jetë e vështirë, por ne do të përpiqemi të provojmë diçka të jashtëzakonshme për të arritur të dytët. Jam i lumtur që do të takohem me Deshampin. Ka bërë një punë të madhe dhe është trajneri më i mirë”, u shpreh tekniku italian. /Shqiperia.ch/