You are here
Home > Futboll Bota > I bëri të gjitha ndaj Torinos, vlersimi për Hysajn: Preku perfeksionin

I bëri të gjitha ndaj Torinos, vlersimi për Hysajn: Preku perfeksionin

Dalin notat e ekipi të Napolit, ku pas ndeshjes me Torinon, lojtari ynë, Elseid Hysaj ishte në një nga më të mirët e bluve napoletanë.  Sipas  goal.com, ai u vlersua me notën 6. Pas dy ndeshjeve të fundit të ekipit të Napolit, veçanërisht në sfidën kundër serbëve të Cervena Zvezdes,  kritikët u vërsulën mbi  lojtarin, pë paraqitje jo të mia.

Mesa duket sot ishte rradha e Elseidit, që të tregonte se ai është i vlefshëm për ekipin e Ançelotit, teksa ishte thuajse në perfeksion dhe ishte ai që mbulonte sulmet që vinin nga ekipi i Torinos, teksa nxorri dhe Bellotin “jashtë loje”. Ajo çka tjetër bëri përshtypje, është se për 10 minuta, lojtari kuq e zi ndryshoi krah, pas dëmtimit të Lupertos.

Elseid Hysaj tregoji se dhe në pak minuta që luajti në një pozicion jonatyral, u shfaq tepër i saktë në ndërhyrjet e tij.  Ekipi ku ai luan prej disa vitesh, Napoli, arrriti të fitonte në transfetë kundër Torinos me rezultatin 1-3. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top