You are here
Home > Futbolli Shqiptar > I bashkohet dy futbollistëve shqiptarë, Bunjaku pranë zyrtarizimit si trajneri i elitës turke

I bashkohet dy futbollistëve shqiptarë, Bunjaku pranë zyrtarizimit si trajneri i elitës turke

Mungon vetëm zyrtarizimi, por sipas të gjitha gjasave, Albert Bunjaku është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me ekipin e Rizesporit.

Ky i fundit luan në elitën e futbollit turk, ndërsa pjesë e tij janë edhe dy futbollistët shqiptarë, sulmuesi Vedat Muriqi si dhe portiere, Saimir Ujkani. Ish-trajneri i Kosovës ndodhet aktualisht në Suedi, pas zhgënjimit që bëri në eliminatoret e Botërorit, atje ku do të dilte në vendin e fundit me përfaqësuesen e Kosovës, me vetëm 1 pikë të marrë në 10 ndeshjet e zhvilluara.

Tashmë Bunjaku do të përgatitet për një aventurë të re, e cila do të zyrtarizohet brenda pak orësh. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top