
Një skandal i vërtet do të vinte nga klubi i Hajdukut të Splitit para derbit që do të zhvillonin ndaj Dinamos së Zagrebit pak ditë më parë. Disa lojtarë të Hajdukut, duke pirë alkol, duhan dhe me proshutën që e vendosnin në ball, ishin duke u shfrenuar në momentin e gabuar.
Klubi menjëherë mori masa, për të ndëshkuar protagonistët e këtij episodi në fjalë. Tashmë gjërat janë rimenduar nga drejtuesit e klubit kroat, atje ku aktivizohet edhe Ardian Ismajli dhe Hysen Memolla. Mediat kroate shprehen se ky i fundit, nuk po llogaritet më nga ekipi dhe është dërguar në ekipin e dytë për stërvitje.
Në kushte të tilla, Hajduku ka falur edhe dy lojtarë që ishin pjesë e skandalit të sipërpërmendur, njërin prej tyre,Fomitschow, vetëm sepse nuk kishin zgjidhje tjetër alternative në krahun e majtë të mbrojtjes. Hysen Memolla shihej edhe si zëvendësuesi i Agollit te Shqipëria, por në kushte të tilla, është e pamundur që të realizohet. /Shqiperia.ch/