
Te Napoli mendojnë për t’ia bërë dhuratën e datëlindjes Elseid Hysajt e për të mos i prishur ditën e veçantë. Teksa të gjithë në Itali ishin të sigurt se Malcuit do të luante në vendin e shkodranit, në të njëjtin mendim nuk ishte Ançeloti.
Në takimin që Napoli po zhvillon ndaj Sapmdorias, nga minuta e parë po luan mbrojtësi i Shqipërisë. Ai duhet të dëshmojë vlerat e e tij dhe t’i tregojë tifozëve sesa kanë gabuar në vlerësimin për të. Kjo është një nga mundësitë e arta, që Hysaj të bind Ançelotin për të qenë edhe njëherë pjesë e rëndësishme e skuadrës italiane. /Shqiperia.ch/