
Supozohej të ishte një ndeshje elementare dhe thjeshtë që duhej të luhej në letër, por Spali rezultoi një “kockë e fortë” për Napolin. Këta të fundit arritën të fitonin me shumë vështirësi me rezultatin 1-0, ndaj një kundërshtari që rrezikoi të dilte me pikë deri në minutën e fundit.
Një tjetër paraqitje katastrofë për mbrojtësin shkodran, Elseid Hysaj, të paktën sipas mediave italiane. “Napoligol” e ka vlerësuar mbrojtësin e Shqipërisë me notën 5, duke thënë se duhet t’i paguajë darkën portierit Meret, që Napoli nuk e pësoi për faj të tij.
“Bën dy pasime katastrofë që e njollosin shumë performancën e tij. Në minutat e fundit është dembel dhe mban në lojë Paloschin, që del i vetëm me portierin Meret. Vetëm pak sekonda më vonë fal sërish, ndërsa në fund duhet t’i paguajë darkën portierit që Napoli nuk e pëson nga gabimet e tij”. /Shqiperia.ch/