
Hysaj është kthyer shpeshherë në një temë diskutimi në Itali, në disa raste edhe pa të drejtë. Tashmë tifozët e kanë të thjeshtë të drejtojnë gishtin te mbrojtësi shkodran, duke e kërkuar më sulmues futbollistin e Shqipërisë, pavarësisht se detyra e tij është të mbroj mirë në prapavijë.
Këtë herë do të ishte menaxheri i tij, Giuffredi, që i pyetur në lidhje më këtë çështje nga “Calcionapoli24”, i ka mbyllur gojën italianëve:
“Hysaj? E futën si mbrojtës të majtë ndaj Sasuolos dhe u paraqit shumë mirë me rolin e tij. Ai nuk sheh shumë për pozicionin, trajneri e fut në fushën e lojës dhe Hysaj të bën një ndeshje të madhe. Klientët e mi nuk i dëgjojnë shumë kritikat, ata i përdorin ato. Rinovimi? Nuk është priroritet, ka ende kontratë me Napolin”, u shpreh Giuffredi. /Shqipëria.ch/