You are here
Home > Kombëtarja > Hysaj: U ndjeva keq në Shkodër kur pashë Shqipërinë që vuante, treguam që jemi gjallë

Hysaj: U ndjeva keq në Shkodër kur pashë Shqipërinë që vuante, treguam që jemi gjallë

Një situatë e vështirë duket të jetë lënë mbrapa për Shqipërinë, teksa ajo fitore ndaj Uellsit ka ngritur besimin e tifozëve për futbollistët e drejtuar nga Panuçi.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Elseid Hysaj, ka folur për dy takimet e zhvilluara së fundmi nga ana e kuqezinjve, duke treguar për “Supersport” vuajtjen ndaj Skocisë dhe triumfin e përjetuar në takimin e sotëm.

“U ndjeva keq teksa shihja skuadrën duke vuajtur në Shkodër. Më vjen mirë që e mbyllim vitin me fitore dhe kjo na bënë të shkojmë në shtëpi të qetë. Kemi shumë për të punuar në vazhdim. Nuk luajmë të gjithë 90 minuta por kjo do kohën e vetëtë. Sot treguam që ekipi ka forcë edhe për të fituar. Besoj se miqësorja na shërbeu për të reaguar dhe jo thjeshtë për një ndeshje miqësore.

Më pas është loja ajo që arrin rezultatin nëse do të jetë 4-0 apo 2-0. Ne treguam se jemi të bashkuar dhe jemi gjallë akoma për të vazhduar përpara. Jemi gati për Europianin. Po e mbledhim grupin me çunat dhe duhet të stërvitemi shumë në ekipet tona për të qenë gati në mars”, u shpreh Hysaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top