You are here
Home > Kombëtarja > Hysaj tregon Napolin në vështrimin e tij: Këtu, më bëjnë të çmendem vetëm dy gjëra

Hysaj tregon Napolin në vështrimin e tij: Këtu, më bëjnë të çmendem vetëm dy gjëra

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj ka folur nëpërmjet një video të shkurtër për eksperiencën e tij në Napoli. Një vend ky që nuk ndryshon shumë nga shqiptarët, sa i përket imazhit që është krijuar për të nëpër botë, por edhe për mënyrën e përjetimit të futbollit.

Kur skuadra ka rezultate, tifozeria vendase ka shkuar deri atje aqsa ka shkaktuar tërmet me plotë kuptimin e fjalës, gjatë himnit të “Champions League” në sezonin e shkuar. Për të vazhduar më pas me kritikat e ashpra dhe të tepruara, kur lojtarët nuk kalojnë formë të mirë.

E për të vazhduar me këtë paralelizëm, në Napoli janë edhe disa gjëra të veçanta nga vendet e tjera në Itali sipas Hysajt, që kanë jo pak ngjashmëri me vendin tonë.

“Këtu më bëjnë të çmendem vetëm dy gjëra, kuzhina dhe arsyeja që gjithmonë gjendet vetëm e vetëm për të festuar, si përshembull dita e emrit”, shprehet Hysaj nëpërmjet një video të shpërndarë nga faqa e klubit italian. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top