Forma fizike e Elseid Hysaj po tregon luhatje të vazhdueshme. Shkëlqimi i dikurshëm ka nisur të zbehet ndërsa në diskutim mbetet edhevendi i tij si titullar. Loja e Anchelotit duke mjaft teknike dhe me kundëersulme të hapura por siduket Hysaj e ka të vështirë ta ndjek aq sa duhet. Në ndeshjen ndaj Fiorentinës Napoli fitoi minimalisht 1-0, me një Hysaj mjaft të dobët. Mbrojtësi shqiptar u vlersua si lojtari më paraqitjen më negative pas Mertens të zvendësuar.
Në krahun e tij Hysaj nuk fitoi asnjë duel teksa ndihmohej vazhdimisht nga mbrojtësat e qendrës apo mesfushorët e krahut të tij për të larguar topin nga zona e rrezikut. Hysaj nuk bind duke mos lënë gjurmë më në fushën e lojës. Mbahet mend si lojtar i Napolit e jo më si një nga pikat kyçe të Napolit. Edhe tek Kombëtarja Elseidi nuk ka ofruar maksimumin e lojës së tij duke pasur herë pas here edhe kritika me vend. Nuk dihet si është gjendja fizike e shkodranit por nëse ai dëshëron që emri i tij të lakohet sërish, duhet të shtrëngojë më tepër dhembët./Shqipëria.ch/