You are here
Home > Futboll Bota > Hysaj mund të firmoste në Angli, Murinjo ndaloi marrveshjen për një arsye.

Hysaj mund të firmoste në Angli, Murinjo ndaloi marrveshjen për një arsye.

Elseid Hysaj ishte shumë pranë largimit nga ekipi i Napolit në fundin e merkatos që lamë pas, i cili mund t’i thoshte lamtumirë të kaltërve. Ajo çka raportonte “Calciomercato.com” tregon se oferta e Mançester Junajtid, ishte shumë serioze kundrejt mbrojtësit shqiptar, por arsyeja që u tërhoq nga blerja e mbrojtësit kuqezi, ishte klauzola e majme që kishte vendosur Napoli, që ishte 50 milion euro.

Për arsyje të far playt financiar, Hose Murinjo u tërhoq nga blerja e legjionarit të Kombëtares. Për shkak të mos arritjes së transferimit të Elseidit tek Junajtid, trajneri i djajve të kuq kontaktoi me Diogo Dalot, i cili e mori atë nga ekipi portugez i Portos.

Që me ardhjen e Ançelotit tek Napoli, duket se Elseid Hysaj është transferuar në një tjetër lojtarë. Trajneri italian duket se i ka gjetur ilaçin lojtarit kuqezi, teksa në ndeshjet e para në këtë fillim kampionati, ka marrë notat maksimale për paraqitjen e tij. /Rexhino Begolli-Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top