
Elseid Hysaj i ka dhënë fund beqarisë në ditën e djeshme, duke zyrtarizuar përfundimisht lidhjen e tij. E ku kishte më bukur, sesa dasma të zhvillohej në qytetin e lindjes, në Shkodër. Një organizim madhështor në kala, që mblodhi edhe shumë lojtarë me personalitete të Kombëtares.
Një video e shpërndarë nga Armando Sadiku, tregon kur mbrojtësi i Napolit kërcen nën ritmin e këngës me natyrë patriotike: “Këtu këtu është Kosova, edhe Çamëria”. Së bashku me flamurin shqiptar, të cilin lojtari shkodran nuk e ka larguar as në ditën e dasmës. /Shqiperia.ch/