You are here
Home > Kombëtarja > Hysaj mban Nejmarin, në Itali janë të tmerruar: Dhimbje koke kur sheh mbrapa, është provë zjarri

Hysaj mban Nejmarin, në Itali janë të tmerruar: Dhimbje koke kur sheh mbrapa, është provë zjarri

Napoli do të ndeshet në ditën e sotme ndaj PSG-së, në takimin e vlefshëm për “Champions League”. Një supersfidë pritet të jetë kjo e sotme, teksa do të zbresin shumë yje të futbollit europian.

Gjithashtu në këtë takim, do të jetë nga minuta e parë edhe futbollisti shqiptar, Elseid Hysaj. Futbollisti shkodran duket i garantuar ndaj gjigantëve francezë, ndërsa me shumë gjasa do t’i rikthehet krahut të djathtë, duke lënë atë të majtë. Por në Itali janë të tmerruar që pa nisur ndeshja, krahët e sulmit të PSG-së dhe mbrojtja e Napolit që nuk garanton, dhimbjet e kokës nisin që tani.

I këtij mendimi është Alfredo Pedulla, specialisti i “Sport Italia”, i cili shprehet: “Kur kthen kokën mbrapa, nisin dhimbjet e kokës. Ata kanë një sulm shumë të fortë, Di Maria është gati, Mbape në njërin krahë, Nejmar dhe Kavani gjithashtu. Kjo është prova e zjarrit përfundimisht për dy lojtarët e krahut të mbrojtjes së Napolit, Elseid Hysajt dhe Mario Rui”, tha Pedulla. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top