Ky sezon nuk do të jetë aq i lehtë për Elseid Hysajn dhe kjo është mëse e qartë. Për të qenë titullar me ekipin italian, mbrojtësi shqiptar duhet të tregojë sesa vlen. Kjo pasi në stërvitjen e Napolit, mbrojtësi francez dhe konkurrenti i shkodranit, Kevin Malcuit është duke lënë përshtypje shumë të mira.
Nga ana tjetër, një çështje që i lëkund sërish pozitat e mbrojtësit shqiptar, është edhe kërkesa e tij për dyfishimin e rrogës. Futbollisti i Kombëtares aktualisht merr 1.6 milionë euro, ndërsa tashmë kërkon që të përfitojë 3 milionë euro në sezon.
Ngelet në pritje përgjigja që Hysaj do të marrë nga presidenti i Napolit, por një kërkesë e tillë pritet të hap jo pak polemika në Itali. /Shqipëria.ch/