
Një lojtar si Elseid Hysaj dhe për më tepër me klubin ku ai luan në mbështetje, nuk të jep shumë shpresa për vazhdimësinë, nëse ti luan në të njëjtin pozicion me të.
Këtë e kuptoi më së miri Mërgim Vojvoda, që pas shumë ndeshjesh të luajtura me Shpresat e Shqipërisë, e ndryshoi zgjedhjen e tij, duke luajtur për një tjetër përfaqësuese shqiptare, Kosovën. Një zgjedhje tërësisht llogjike, ashtu siç do e pohonte edhe vetë futbollisti asokohe, megjithëse duke e lidhur disi më ndryshe arsyen e largimit të tij.
“Nuk mund të refuzoj ftesën e Kosovës, atje ka lindur prindërit e mi”, do të shprehej Vojvoda. Asgjë për t’u bërë dramatike, pasi ky lojtar gjithsesi përfaqëson shqiptarët. Por ajo që duhet theksuar, është se ky lojtar kishte mbështetjen maksimale të tifozave shqiptarë gjatë kohës që luante me U-21.
Nëse pyesje tifozët shqiptarë për lojtarin më të mirë që shihnin te Shpresat, nëse nuk do të përgjigjeshin Vojvoda, do të thonin me patjetër: “Ai mbrojtësi i djathtë”!
Sa shumë ëndërronin tifozët shqiptarë tek ky futbollist, megjithëse karriera e tij nuk shkoi në mënyrën që të gjithë prisnin. Vojvoda luan me ekipin e Mouscron në Belgjikë, ndërsa me paraqitjet e tij në fanellën kuqezi, tifozët prisnin shumë më tepër në karrierën e tij. /Shqipëria.ch/