
Ekipi i Napolit do të ndeshet ndaj Sasuolos në takimin e nesërm, të vlefshëm për kampionatin italian. Ndryshimet do të ketë në krahun e napoletanëve edhe në këtë ndeshje sa i përket formacionit, megjithëse këtë herë të detyruara.
Kështu, Elseid Hysaj do të hapi rrugën sërish në krahun e djathtë, ndërsa vendin e tij do e marrë francezi Malcuit. Ky i fundit u preferua si titullar nga Ançeloti edhe më parë, duke i hapur “luftë” Hysajt për një vend titullari.
Megjithatë, Ançeloti e ka gjetur zgjidhjen për këtë situatë, të paktën për ndeshjen e radhës. Sipas të gjitha gjasave, Hysaj do të vendoset në krahun e majtë të mbrojtjes, atje ku luan Mario Rui që është i skualifikuar nga kartonat. /Shqipëria.ch/