You are here
Home > Kombëtarja > Hysaj flet për gjithçka: Shqipëria fiton me zemër dhe karakter. Mos mendoni se kaloj kohën te Kombëtarja!

Hysaj flet për gjithçka: Shqipëria fiton me zemër dhe karakter. Mos mendoni se kaloj kohën te Kombëtarja!

Kombëtarja e Shqipërisë i rikthehet ndeshjes me Izraelin. Këtë herë kuqezinjtë kërkojnë një biletë për aventurën e re të Ligës së Kombeve. Prej tre ditësh, në qytetin bregdetar të Durrësit, djemtë nën drejtimin e Panuçit kanë nisur seancat e vazhdueshme stërvitore. Nga resort Tropikal lojtarët e kombëtares vijojnë, paralelisht me stërvitjen, edhe daljet publike për media.

Këtë herë i pranishëm për mediat ishte futbollisti shkodran, Elseid Hysaj. Talenti shqiptar është shprehur se idhudhi i tij është ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, ndërsa shprehet se te Kombëtarja ka dhënë gjithmonë maksimumin dhe nuk vjen asnjëherë për turizëm.

“Jam shumë i kënaqur me fillimin e kampionatit në Itali dhe besoj se është gjë e mirë që Kombëtarja i ka të gjithë futbollistët në formë. Unë jam ndierë krenar që kurrë mora shiritin në Europian nga Lorik Cana. Atë e kam pasur si idhudh, sepse e kam parë nga televizori më parë.

Mungesa e Canës është e madhe, por me rikthimin e lojtarëve me eksperiencë, ajo do të zbehet disi dhe ne do të jemi gati për ndeshjen. Ndeshjet e verës do të harrohen dhe me këtë entuziazëm që unë shoh të lojtarët, e kaluara do të harrohet shumë shpejtë. Te Kombëtarja gjithmonë lojtarët nuk kanë pasur shumë minuta. Megjithatë karakteri dhe zemra që na karakterizon si shqiptar, do të na bëjë të japim maksimumin. Këto janë ndeshje zyrtare që duhet t’i fitojmë me patjetër për t’u afruar me kualifikimin. Nuk duhet t’i falim minutat kundërshtarit. Nëse hyjmë për të fituar, do e bëjmë me patjetër sepse i kemi të gjitha mundësitë.

Jemi ende duke u mësuar me stilin e trajnerit e ri dhe unë mendoj se do të jemi gati për këtë takim. Ne duhet të fiksojmë në mendje vetëm atë Europian të bërë më parë dhe të futemi në fushë për të dhënë maksimumin.

Nuk më intereson shumë se çfarë thonë njerezit, unë nuk vij te Kombëtarja për të kaluar kohën, nëse do e doja këtë gjë, atëherë do të shkoja diku tjetër më mirë. Nuk është Panuçi një trajner i rreptë, në Spanjë tekniku i tyre u merr telefonin lojtarëve në mëngjes dhe ua jep në darkë, pra ka edhe më keq”, ka thënë Hysaj. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top