
Elseid Hysaj është vetëm një hap larg zyrtarizimit te Atletiko Madridi. Faktikisht ky mbetet edhe klubi i vetëm që është më afër mbrojtësit shkodran. Por “Gazzetta dello Sport” raporton se oferta e fundit e spanjollëve është krejtësisht e veçantë.
Napoli kërkon 25 milionë euro për të marrë Hysajn, ndërsa skuadra që drejtohet nga “El Cholo” ofron deri në 20 milionë euro. Por spanjollët nuk i besojnë verbërisht futbollistit të Kombëtares, ndërsa i ofrojnë Napolit formulën e huazimit. Nëse Hysaj do të luaj më shumë se gjysmën e takimeve te Altetiko Madridi në sezonin e ardhshëm, atëherë kartoni i tij do të blihet menjëherë. /Shqiperia.ch/