
Hysaj dhe Napoli duhet të përulet, goli i 35-vjeçarit Kuajarela vjen nga një planet tjetër. Napolitanët kanë humbur në mënyrë befasuese ndaj Sampdorias me rezultatin 3-0.
Një rezultat surprizë ky, por që nuk ka lënë shumë vend për diskutim, pasi fillimisht duhet të flitet për kryeveprën e sulmuesit italian. Pas një krosimi të ardhur nga e majta, Kuajarela ka goditur menjëherë me finte, pa e parë portën, për të ndalur topin në rrjetë. Në fund, nuk ka vend për festim personal, pasi ky gol duhet të shijohet fillimisht nga të gjithë tifozët e futbollit.
Në përgjithësi ky takim duhet të harrohet sa më shpejtë edhe nga mbrojtësi shkodran, Hysaj, që së bashku me mbrojtësin e krahut të majtë, Mariu Rui, kanë treguar një formë të dobët. /Shqipëria.ch/