You are here
Home > Futboll Bota > Hysaj, çfarë problem ke? Në Itali luhet e njëjta muzikë: Shkodrani luan për rivalët!

Hysaj, çfarë problem ke? Në Itali luhet e njëjta muzikë: Shkodrani luan për rivalët!

Napoli fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Sasuolos në takimin e vlefshëm për Kupën e Italisë. Për Elseid Hysajn luhet e njëjta muzikë në vendin fqinj, teksa kritikat e shumta kanë ndikuar jo pak në lojën e tij.

Në pjesën e parë niveli i treguar nga ana e shkodranit ka qenë shumë i dobët, teksa ka ndikuar jo pak edhe ana psikologjike. Pasimet e futbollistit shqiptar në pjesën e parë ishin tërësisht për t’u harruar. Futbollistët e tjerë të Napolit prisnin një top që nuk u vinte kurrë, ndërsa pati edhe dy dhurata për futbollistët e Sasuolos.

Krishtlindjet kanë kaluar, por mesa duket jo për Hysajn. Fatlum do të ishte në fundin e pjesës së parë, kur pas një largimi krejtësisht të gabuar nga ana e tij, Lokateli e dërgoi topin në rrjetë dhe barazoi rezultatin. Fatmirësisht gjithçka u anullua për një episod të ndodhur më parë, ndërsa i menjëhershëm ishte edhe sulmi nga gazetari italian, Fulvio Giuliani, që i bashkohet komenteve të shumta të tifozëve të Napolit në “Twitter”:

“Çfarë problem ke Hysaj? Në fillim për Berardin, e më pas me Lokatelin. Të lutem dhe ka dyshime pastaj për nivelin e treguar nga ana e tij”, përfundon Giuliani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top