
Elseid Hysaj e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Valencian në mbrëmjen e djeshme. Futbolli shkodran ka rënë dakort për 2.8 milionë euro të fituara në sezon dhe një kontratë afatgjate 5-vjeçare. Gjithashtu shkon në mënyrën e duhur mes vetë protagonistëve, derisa në skenë del presidenti De Laurentis.
Valencia ka tentuar deri në fund formulën e huazimit me të drejtë blerje, por presidenti i Napolit dëshiron vetëm këtë të fundit. Spanjollët nuk e ngrenë shifrën më shumë se 20 milionë euro për mbrojtësin e Kombëtares, ndërsa De Laurentis kërkon 24 milionë euro.
Një marrëveshje përfundimtare pritet të gjendet, ndërsa mediat italiane shkruajnë se në këtë rast ka një ultimatium për të zgjidhur gjithçka brenda orës 22:00(sot) ose në të kundërt për problemet burokratike, Hysaj do të vazhdojë te Napoli. /Shqiperia.ch/