You are here
Home > Kombëtarja > Hyri në histori në Kroaci, Kastrati ka dedikim të veçantë: Gjithmonë për nënën time!

Hyri në histori në Kroaci, Kastrati ka dedikim të veçantë: Gjithmonë për nënën time!

Lirim Kastrati ka hyrë në histori në Kroaci, falë tripletës së shënuar me Lokomotiva Zagrebin. Vetëm një futbollist kishte arritur në kampionatin kroat të shënonte tre gola brenda 90 minutave, shumë vite më parë.

Në faqen zyrtare të klubit, Kastrati ka treguar emocionet e përjetuara nga takimi, ndërsa ia ka dedikuar golat e shënuar, nënës së tij.

“U ndjeva shumë mirë, ky është tre golshi im i parë në karrierën time, dua ti falenderoj të gjithë në skuadër, trajnerët, shokët e skuadrës që ma bënë të mundur.

Ne po stervitemi shumë çdo ditë dhe dje erdhi rezultati falë punës sonë, ku shenuam pesë gola, tre prej tyre unë. Golat ja dedikoj çdo herë nënës sime, duke përfshirë edhe golat e djeshme, ndërsa topin e ndeshjës e morra si kujtim”, është shprehur Kastrati. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top