You are here
Home > Futboll Bota > Hyri në histori me Olimpiakosin, Greqia vendos alarmin: Shqipëria po e merr Bullarin!

Hyri në histori me Olimpiakosin, Greqia vendos alarmin: Shqipëria po e merr Bullarin!

Emiliano Bullari është talenti shqiptar që ka hyrë në histori me Olimpiakosin e Pireut. Pavarësisht se ende nuk është bërë pjesë e ekipit të parë, sulmuesi hyn tek futbollistët me moshën më të re, që ka arritur të fitojë një kontratë profesionale.

Vetëm 16 vjeç ishte Bullari, kur nënshkroi për Olimpiakosin. Duke parë kualitetet e tij dhe talentin që mbarte në vete, ekipi grek nuk e mendoi më gjatë për t’i ofruar një kontratë. I lindur në Greqi, por me rrënjë të pastra shqiptare, Emiliano Bullari duket të jetë i garantuar drejt Shqipërisë.

“In.gr” shkruan se Alban Bushi e ka takuar më nga afër futbollistin në fjalë, për ta ftuar te Shqipëria U-21. Ky lajm ka bërë jehonë në mediat greke, që kishin shpresat e tyre për të marrë sulmuesin shqiptar, pavarësisht se ky i fundit ka zhvilluar disa paraqitje me grupmoshat tona. Madje, ai ka arritur të shënoj edhe një gol për Shqipërinë U-17, duke iu gëzuar një realizimi me fanellën e kuqezinjve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top