You are here
Home > Futboll Bota > Hykës i vërsulen izraelitët që pa nisur: Iu kërkoj falje! Shqiptarët i kanë ndihmuar hebrenjtë

Hykës i vërsulen izraelitët që pa nisur: Iu kërkoj falje! Shqiptarët i kanë ndihmuar hebrenjtë

Një foto e disa viteve më parë nga lufta në Rripin e Gazës, ka bërë që aventura e Jahmir Hykës në Izrael të nisi në mënyrën më të keqe të mundshme. Tifozë të shumtë i janvë vërsulur mesfushorit shqiptar, duke kërkuar llogari në lidhje me këtë çështje.

Nuk ka vonuar shumë reagimi i Hykës, që ka kërkuar ndjesë mbi këtë keqkuptim të krijuar, duke theksuar faktin se është kundër jetëve të humbura në mënyrë të pafajshme. Futbollisti i Shqipërisë vendos gjithashtu theksin në ndihmën që shqiptarët i kanë bërë hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore.

“Të dashur tifozët të Makabi Netanja

Unë do të dëshiroja t’ju sqarojë diçka. Nuk kam asgjë ndaj Izraelit si shtet, apo njerëzve në tërësi. Në fakt, unë kam qenë disa herë këtu në Izrael, kam kaluar eksperienca të mira dhe e kam shijuar shumë kohën e shkurtër të qëndrimit. Jam kundër luftës dhe njerëzve të pafajshëm që vdesin në të dy anët.

Do të dëshiroja të kërkoja falje për foton e postuar shumë kohë më parë, që mund të ketë ofenduar dikënd. Nuk ka qenë qëllimi im. Në vendin tim kanë shumë respect për hebrenjtë, ndërsa në Luftën e dytë Botërore ne i kemi shpëtuar ata nga Holokausit. Jam shumë i emocionuar ta nis aventurën në Izrael dhe të mësoj më shumë rreth këtij vendi”, shkruan Jahmir Hyka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top