![](https://shqiperia.ch/wp-content/uploads/2018/09/hykaaaaaaa.jpg)
Një fitore me shumë vlerë ishte ajo e marrë nga Shqipëria kundër Izraelit, falë golit të Taulant Xhakës.
Ajo që është për t’u veçuar, duke u nisur që nga fillimi i ndeshjes, ishte fakti se shiritin e kapitenit e morri Jahmir Hyka. Askush nuk e priste, por Panuçi arriti t’i surprizonte që të gjithë.
Në intervistën e dhënë për “Supersport”, kapiteni i ri i Kombëtares është shprehur se është ndierë i habitur kur i është dhënë shiriti, megjithëse nuk e sheh si një çështje të rëndësishme për ta diskutuar.
“Të them të vërtetën, nuk e dija që do të isha kapiten. Këtë e mora vesh vetëm pak para ndeshjes, për mua nuk ka rëndësi kjo.
Rëndësi ka që të luaj për kombëtaren. Në fillim nuk e provova shumë pjesën sulmuese, driblimet, kërkova të hyja në lojë një kundër një dhe më duhet të them se nuk ishte një ndeshje perfekte nga ana ime.
Me e rëndësishme është rezultati i marrë. Normalisht mbas miqësoreve nuk ishin rezultatet shumë të mira, duhet t’i kthenim në favorin tone dhe e bëmë sot. Ne kishim raste, ishte një fitore e merituar, tashmë vazhdojmë të ecim përpara.
Është me rrezik të vazhdonim përpara, por në fund ishim me fat dhe këto 3 pikë shërbejnë për të parë përpara”, ka thënë Hyka. /Shqipëria.ch/