You are here
Home > Futboll Bota > Humoristike/ Lacazette dhe festimi i tij i veçantë në golat e shqiptarëve te Arsenali(VIDEO)

Humoristike/ Lacazette dhe festimi i tij i veçantë në golat e shqiptarëve te Arsenali(VIDEO)

Festimi i Lacazette me futbollistët shqiptarë te Arsenali, është gjithmonë i veçantë. Sulmuesi i ardhur me bujë nga Lioni tek ekipi anglez, i ka përmbushur pritshmëritë e tifozëve, duke qenë një futbollist i rëndësishëm për skuadrën.

Por përtej kësaj, ai po arrin të ruajë edhe harmoninë e grupit, ndërsa ka një lidhje të veçantë me lojtarët shqiptarë, Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin. Sa herë që njëri prej këtyre futbollistëve arrin të shënojë për fanellën e Arsenalit, Lacazette ka të njëjtën mënyrë festimi.

Ai shkon pranë tyre dhe i godet me shuplakë te qafa, si një farë përgëzimi për realizimet e tyre. Një skenë të ngjashme e kemi parë edhe në natën e Beogradit, në momentin kur futbollistët tanë po mbronin flamurin kuqezi, megjithatë në atë rast Lila nuk kishte edhe aq shumë dashamirësi ndaj tifozit serb sa Lacazette me shqiptarët. Ndoshta ky krahasim duket se nuk qendron edhe aq, por flasim për të njëjtat pamje dhe veprime. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top