
Shqipëria ka zhvilluar një paraqitje të dobët ndaj Skocisë, duke humbur me shifrat 2-0 në transfertë. I gjithë ai optimizëm i ardhur nga fitorja në “Elbasan Arena”, u shua brenda pak ditësh.
Kohët e fundit u vu në diskutim edhe e ardhmja e trajnerit Panuçi, por një intervistë për “Klan”, kreu i FSHF-së, Armando Duka ka deklaruar edhe njëherë se Kombëtarja do të vazhdojë me të njëjtin trajner.
“Çdo skuadër ka limitet e veta, ka fatin e vet dhe do të arrijë një rezultat jo vetëm nga përgatitja dhe performanca e skuadrës, por edhe nga fati, kështu që Panucci duhet të vazhdojë. Kjo është loja, ky është futbolli, duhet të tentosh maksimalisht ta përmirësosh edhe në momentet që me armatën që ke nuk mund ta përmirësosh, atëherë mund të bësh ndryshime.
Të humbësh një ndeshje me Skocinë nuk do të thotë që duhet të presësh koka, do të thotë që ne duhet të bëjmë analiza, duhet të kuptojmë se ku i kemi difektet sportive dhe jo të kalojmë në këto emocione luftarake dhe t’i korrigjojmë për të ardhmen.
Është komunikimi me publikun dhe median, por jo vetëm ai, por edhe stafit të FSHF-së. Ne nuk lëvizim nga objektivi jonë për të qenë të parët e grupit dhe për të tentuar një kualifikim në Europian edhe nga kjo mundësi”, ka thënë Armando Duka. /Shqipëria.ch/