You are here
Home > Futboll Bota > Humbja e fundit kur nxorrën shamitë me Shqipërinë, Portugalia vendos rekorde në Europë

Humbja e fundit kur nxorrën shamitë me Shqipërinë, Portugalia vendos rekorde në Europë

Portugalia ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj Zvicrës, për të shkuar në finalen e “Nations League”. Aspak e papritur kjo fitore, me Kombëtaren në fjalë që është duke vendosur diktatin në Europë.

Madje ka edhe një fakt interesant, pasi humbja e fundit e Portugalisë në shtëpi sa i përket ndeshjeve zyrtare, daton në vitin 2014. Pra shumë kohë më parë, për më tepër që ka ardhur pikërisht ndaj Shqipërisë.

Goli i Balajt do t’i hapte rrugën kuqezinjëve për një kualifikim në Europian, ndërsa tifozët portugezë do të nxirrnin shamitë e tyre si për të treguar dorëzimin total të ekipit. Që nga ajo kohë ka ardhur edhe transformimi i madh, për t’u kthye në makinerinë perfekte. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top