You are here
Home > Futboll Bota > Humbi sapo zgjodhi Turqinë, Cikalleshin e largojnë sërish nga skuadra si të panevojshëm

Humbi sapo zgjodhi Turqinë, Cikalleshin e largojnë sërish nga skuadra si të panevojshëm

Sa shumë pritshmëri kishte për Sokol Cikalleshin, e sa keq që po shkon karriera e këtij futbollisti. Në Shqipëri ishte një thesar i çmuar, ndërsa me Kukësin e kishte shumë të thjeshtë të realizonte në portën kundërshtare.

Më pas do të vinte ai kalim në Kroaci, që do t’i bënte edhe më tepër jehonë sulmuesit shqiptar. E njëjta situatë vazhdoi me RNK Split, teksa do të përflitej edhe një kalim i tij në Seria A. Cikalleshi do të zgjidhte një kalim në Turqi, një vendim që do t’i kushtonte shumë më pas. Rreth 4 ekipe ka ndërruar deri më tani futbollisti i Kombëtares, që nuk po preferohet nga asnjë prej skuadrave, duke e konsideruar si të parëndësishëm.

I fundit ishte rasti i Goztepes, teksa kjo skuadër nuk është bindur nga aftësitë e shqiptarit, duke vendosur të mos e mbajnë më gjatë nga huazimi që e morrën. Ato gola në Kupë janë shumë pak, që Cikalleshi të bind me realizimet e tij, ndërsa “Fanatik” raporton edhe mbylljen e këtij bashkëpunimi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top