
Ingolshtadi e humbi përballjen direkte për mbijetesë ndaj Magdeburgers me rezultatin 0-1. Një peshë jo të vogël përgjegjësie kishte edhe Mërgim Mavraj, që gaboi në momentin e golit. Gjithsesi në pjesën më të madhe mbrojtësi shqiptar tregoi nivel të mirë, ndërsa e vështirë do të jetë të mbijetojë këtë sezon në Gjermani, jo më për të folur për ngjitjen në elitën e Bundesligës.
Por për sa kohë ka shpresa, historia do të vazhdojë dhe asnjë kapitull nuk është i mbyllur. Madje ajo humbje e fundit ishte një rastësi për Ingolshtadin, që e dominoi në tërësi kundërshtarin e saj. Mbajtja e topit ishte 65% në favor të saj, pasimi i saktë ishte 80% dhe gjuajtjet në portën 15:4 në favor të Ingolshtadit.
Në fund? Rezultati foli në favor të Magdeburgers, që ia doli në shifrat 0-1, ndërsa në fundin e 90 minutave ai që mbahet mend, është vetëm rezultati. Sipas asaj që “Sueddeutsche”, Mërgim Mavraj kishte një shpjegim shumë origjinal për humbjen e fundit të pësuar: “Futbollistët kundërshtar mund të kenë kaluar gjithë natën në kishë”, tha mbrojtësi shqiptar nisur nga fitorja deri diku e pamerituar e rivalëve. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/