
Sidrit Guri po gëzon një formë shumë të mirë në miqësore, ndërsa arriti t’i shënonte në ndeshjen e sotme edhe Az Alkmarit. Në transfertën e zhvilluar që nuk u përmbyll për 90 minuta, sulmuesi shqiptar e gjeti rrjetën me kokë pas një krosimi të ardhur nga Skulason me goditje dënimi.
Më pas takimi do të ndalej pas vetëtimave dhe shiu i rrëmbyeshëm që nisi në stadium, duke e bërë të pamundur vazhdimësinë e lojës. Nëse Guri do të vazhdojë në këtë formë, atëherë është një zgjidhje edhe për problemet e Kombëtares në aspektin sulmues. /Shqiperia.ch/
Je moet het @AZAlkmaar nageven, de muziekkeuze is zeer toepasselijk. #thunderstruck #azkvo pic.twitter.com/jKRGujgyeM
— KV Oostende (@kvoostende) July 20, 2019