
Xherdan Shaqiri luajti nga minuta e parë në ndeshjen e djeshme, të cilën Liverpuli e zhvilloi ndaj Southamptonit. Një nisje më shumë se fantastike për futbillistin shqiptar, që ishte vendimtar në golin e parë të shënuar nga ekipi anglez, por edhe në realizimin e Salah, në fundin e pjesës së parë.
Ekzekutimin perfekt të goditjes së dënimit, Shaqirit do ia mohonte traversa golin, ndërsa Salah kishte detyrën më të thjeshtë, shtyrjen e topit drejt rrjetës. E teksa tifozët prisnin me padurim Shaqirin për pjesën e dytë, Klop mori vendimin e çuditshëm, për ta lënë në dhomat e zhveshjes.
“Nuk ishte e lehtë, të jem i sinqertë. Megjithatë kjo është puna ime, ndonjëherë më duhet të them gjëra që askush nuk dëshiron t’i dëgjojë. Shaqiri është një djal fantastik, unë ia sqarova atij idenë time dhe nuk kishte asnjë problem. Zakonisht nuk i shpjegoj zëvendësimet që kryej, por këtë herë duhej”, u shpreh Klop. /Shqipëria.ch/