You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Hoqi dorë nga Norvegjia për dardanët, Kastrati është më shumë “boksier” për Kosovën

Hoqi dorë nga Norvegjia për dardanët, Kastrati është më shumë “boksier” për Kosovën

Flamur Kastrati është një nga futbollistët më në formë të dardansve. Futbollisti i cili aktivizohet me Kristiasund, ka arritur disa herë të jetë lojtar kyç për skuadrën e tij.

Gola dhe asistime në shumë raste, Kastrati është më shumë se i domosdoshëm për Kristiasund. Megjithatë mesfushori nuk po grumbullohet nga Kosova, me një shkëputje prej 1 viti, ndërsa më parë ka zgjedhur të braktisë edhe Norvegjinë.

Futbollisti ka shprehur edhe njëherë dëshirën për tu grumbulluar me dardanët në mediat kosovare, por karakteri i këtij lojtari është shumë i vështirë. Te Kristiasund, Kastratin shpeshherë e etiketojnë edhe si “boksieri”.

Mjafton tju themi që në derbin e fundit ndaj Moldes, mesfushori shqiptar e tepronte me ndërhyrjet në fushën e lojës, ndërsa në fund shprehej: “Ishte derbi. Më duhet “të luftoj” në ndeshje të tilla”.

Mesa duket, Shaland, nuk i bën punë një luftëtar në grupin e futbollistëve të tij, pasi ende nuk po vjen një ftesë për Kastratin. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top