
Pak ditë më parë, “Shqiperia.ch” ishte media e parë sportive në Shqipëri, që raportoi një largim të mundshëm të Avdijajt. Kjo pasi sipas holandezëve, vinte për shkakun e nivelit të treguar në fushën e lojës nga Vrushaj.
Talenti shqiptar që iu bashkua në janar skuadrës holandeze si huazim nga Olimpiakosi, po shkëlqen me nivelin e treguar në fushën e lojës, duke marrë vendin e titullarit menjëherë. Në kushte të tilla, te Willem II menduan për largimin e Avdijaj. Ky i fundit ende nuk i ishte bashkuar skuadrës, por për të tjera arsye. Për shkak të dëmtimit të tij, holandezët i kishin dhënë leje që të kthehej në shtëpi.
E teksa Vrushaj shpërthente në krahun e sulmit të Willemi, u mendua një largim i mundshëm i Avdijajt. Këtu nuk po flasim për aftësi, por më shumë për sjellje. Donis Avdijaj është një natyrë problematike dhe këtë e ka shfaqur kudo ka shkuar, madje edhe në Holandë. Tani është “Indeksonline” që mëson se Avdijaj mund të transferohet te Luzerni brenda dy ditëve, që në merkaton e dimrit. Kjo pasi lëvizjet në Zvicër lejohen deri më 15 shkurt. /Shqiperia.ch/