You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Holandezët ironizojnë Avdijajn: U përdor si lodër te Luzerni, i rëndojnë këmbët nga makina sportive

Holandezët ironizojnë Avdijajn: U përdor si lodër te Luzerni, i rëndojnë këmbët nga makina sportive

Rasti i Donis Avdijajt mbetet ende një mister i madh, të cilit në Holandë nuk po i japin zgjidhje. Futbollisti nuk është stërvitur më parë me Willemin, për shkak të dëmtimit të pësuar. Megjithatë është vetë trajneri i ekipit holandez ai që ka dyshime mbi gjendjen e këtij futbollisti, duke e vendosur seriozisht në dyshim të ardhmen e shqiptarit.

Këtu ndikon edhe sjellja e Avdijajt jashtë fushës së blertë, që shpeshherë kthehet problematike. Së fundmi mediat holandeze kanë folur edhe për një transferim drejt Luzernit, por që rezultoi të ishte vetëm një “lodër”. Pra e gjitha një sajesë e këtyre gazetarëve, pasi nuk kishte asnjë interesim dhe kontakt të vetëm nga ana e klubit zviceran.

“Javën e kaluar dukej se sulmuesi do të lëvizte për në Zvicër. Por siç jemi mësuar të ndodh në futboll, emri i tij funksionoi vetëm si “lodër”, pasi nuk kishte asnjë kontakt të vërtetë. Këmbët e këtij lojtari duket se nuk e mbajnë dot ritmin e lartë të futbollit. Në momentin kur ai zbriti në klubin holandez, kupat e kësaj skuadre nisën të dridheshin deri në momentin që Avdijaj doli nga makina e tij sportive. Duke pasur parasysh që merkato dimërore vazhdon në Kinë dhe Poloni, Avdijaj duhej të gjejë një zgjidhje në kokën e tij, para se të shpresojë shansin e Willemit”, ironizon “Voetbalprimeur”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top