You are here
Home > Kryefaqja > Hodhi përtokë boksierin me 9 vite diferencë, Mati krenohet: Këtu ka vetëm një “ari shqiptar”

Hodhi përtokë boksierin me 9 vite diferencë, Mati krenohet: Këtu ka vetëm një “ari shqiptar”

Data 6 tetor do të jetë ishte historike për boksierin shqiptar. Në ringun e Chicago “ariu shqiptar” hodhi përtokë Adan Ahumada në debutimin e tij të parë profesional. 20-vjeçari ka boksuar ndaj një kundërshtari me 9 vite diferencë më të madhe, por kjo nuk e ka penguar Matin të jap më të  mirën. Dhe kështu ka ndodhur, grinta e një djaloshi të ri ka triunfuar ndaj eksperiencës në një hap mjaft të rendësishëm për karrierën e tij.

Reshat Mati ka një të ardhme mjaft premtuese përpara. Nën menaxhimin e të famshmit,  Eddie Hearn mund të ketë fatin e Anthony  Joshua. “Ariu shqiptar” ka të njëjtin menaxher me legjendën e boksit, ndërsa më herët 20-vjeçari ka fituar edhe “Golden Glove” për boksierët e rinj. Shenja të mirë këto që flasin gjithmonë e më tepër në favor të Reshat Matit. Në një intervistë për “Dazn Usa”, Mati ka treguar edhe historinë e tij:

“Prindërit e mi janë nga Shqipëria dhe unë dua që të vendos vendin tim në hartën e botës. Unë kam qenë për një kohë të gjatë në skenën e joprofesionistëve, por tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Në fillimet e mia jam trajnuar 24 orë të ditës në palestër. Puna e lodhshme ka dhënë rezultat.Kam mbi 100 beteja të zhvilluara. Nofka ime fillestare ka qenë ”qen i çmendur”, por më pas filluan të më thërrisni “ariu shqiptar”. Gjithmonë kam përfaqësuar vendin tim, gjithmonë i përfaqësoj shqiptarët. Çdokush mund të quhet si “qen i çmendur”, por këtu ka vetëm një “ari shqiptar”. Gjithmonë është e rëndësishme që të kesh marrdhënie të mirë me trajnerin, ne kemi marrdhënie të mirë së bashku. Unë mund të luftoj në mënyrë aggressive, mund të dal në mbrojtje shumë mirë.

Kjo është si një lojë shahu, ku ti duhet të zbulosh si të mundësh kundërshtarin. Në këtë moment, t’i kupton se duhet të zbulosh dobësitë e kundërshtarit dhe t’i përdorësh ato ndaj tyre. Mua më pëlqen gjithmonë të godas në trup. Unë kur dalë në ring, nuk dua të zhgënjej askënd dhe jam në gjendje të përball gjithçka. Dua të bëhem një kampion i vërtetë”, u shpreh Mati. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top