You are here
Home > Kryefaqja > Hodhi në gjyq klubet shqiptare, Ejupi: “Nuk na kanë dhënë të paktën një top”

Hodhi në gjyq klubet shqiptare, Ejupi: “Nuk na kanë dhënë të paktën një top”

Presidenti i klubit kosovar  të Prishtinës ka shpërthyer në akuza ndaj ekipeve shqiptare. sipas Remzi Jupi, shumë lojtarë që janë rritur tek Prishtina kanë kaluar në kampionatin shqiptar e më pas në Europë vetëm fal spikatjes në ekipin e tij. Më tej presidenti i kryeqytetasve shprehet se nuk ka përfituar asnjë të ardhur ka shitja e tyre në Europë dhe se për këtë ai ka ndritur një padi gjyqësore.

Ka shumë lojtarë që vijnë nga ekipet e Kosovës e më pas përdorin shqipërinë si trampolinë për në kampionatet europiane. Ejupi nuk ka bërë public ekpiet e paditura por me shumë gjasa një prej tyre mund të jetë Skëndërbeu. Ekipi korçar ka thithur nga Prishtina lojtarë Latifi apo edhe Agim Zeka që sot janë shitur në Europë. Sipas  rregullores së FIFA-s, ekipi që ka zbuluar talentet  nga mosha 12 vjeçare deri në23 vjeç përfiton 5% të vlerës për çdo transferim të tyre.

Remzi Ejupi: “Padi kemi bërë për klubet e papërgjegjshme të cilat kanë marr 3-4 lojtarë dhe asnjëherë nuk janë paraqitur. Ato janë klube nga Shqipëria dhe besojë se do ta fitojmë atë gjyq ndërsa klubet perëndimore siç është rasti me Gavazajn, Zhegrovën ku ata e kanë ndar buxhetin për kompensim dhe edukimin e tyre. Në Shqipëri asnjë top apo një biletë a fanellë nuk janë kujtuar të sjellin për klubin ku u rrit lojtari. Erosi Grezda është i vetmi që është ofruar për ndihmë Prishtinës dhe më ka thënë që kryetar nuk kam për t’ju harruar dhe jam i gatshëm tju ndihmojë”./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top