You are here
Home > Futboll Bota > Historike/ Teknologjia “e pushton” futbollin, talentet e reja gjenden…nga shtëpia me aplikacion

Historike/ Teknologjia “e pushton” futbollin, talentet e reja gjenden…nga shtëpia me aplikacion

Nëse mendonit se teknologjia e kishte pushtuar futbollin, nisur nga ndryshimet e mëdha që i janë bërë këtij sporti gjatë këtyre kohëve, atëherë bëhuni gati ta mbyllni përfundimisht këtë temë. Jemi në kohën e saj, prandaj të gjithë duhet të pranojmë varësinë prej teknologjisë,

Së fundmi është “Easyprofootball”, një aplikacion i hedhur nga organizmat më të lartë të futbollit, që vendos një histori më vete mbi futbollin e luajtur. Tani nuk është më e nevojshme që agjentë të ndryshëm të harxhojnë pafundësisht kohë e kosto, duke udhëtuar nëpër kontinente të ndryshme të botës për të gjetur lojtarë.

“Easyprofootball” është një aplikacion ku mund të rregjistrohen lojtarët, klubet dhe menaxherët e futbollit. Lojtarët do të rregjistrohen në të në bazë të aftësive që zotërojnë, shpeshherë duke postuar edhe video ku tregojnë gjithë aftësitë e tyre. Në këtë mënyrë një talent e ka më të lehtë të kontaktohet nga përfaqësues kryesor të klubeve të ndryshme, pa pasur nevojë për kontaktin fizik.

Ndërkohë që kjo është një lehtësi e madhe edhe për vetë klubet, që u redukton shumë kostot financiare. Sa i përket menaxherëve, një rregjistrim në “Easyprofootball” ia bën më të lehtë komunikimin me lojtarët dhe klubet. Deri në këto momente në internet mund të gjendej gjithçka, përveçse një projekti të tillë që shënon një histori më vete në këtë sport. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top