You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Historike për futbollin shqiptar, Armando Duka e fiton garën për një vend në UEFA

Historike për futbollin shqiptar, Armando Duka e fiton garën për një vend në UEFA

Nuk kanë kaluar shumë minuta nga mbyllja e votimeve dhe përzgjedhjeve në UEFA, në kongresin që është mbajtur në ditën e sotme në Romë.

Atje është shënuar edhe historia e futbollit shqiptar, pasi për herë të parë do të kemi një zë të fuqishëm në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka arritur të fitojë në këtë garë, që kishte një konkurrencë të fortë dhe sigurisht shumë lakmi.

Kjo për shkakun se nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s kalojnë të gjitha vendimet më të rëndësishme të futbollit. Përfaqësimi me një anëtar në organin më të lartë të futbollit, është padyshim një luks i madh për secilin vend në Europë, e jo më nëse flasim për Shqipërinë. Tashmë ka edhe më shumë shpresa, që e ardhmja e futbollit shqiptar të jetë edhe më e ndritur, në bazë të një mbështetje më të madhe e të pakursyer që mund të vijë në UEFA.

Kjo ishte hera e dytë që Armando Duka konkurronte për një mandat të tillë, por sigurisht që nuk bëhet fjalë për ndonjë dhuratë të ofruar këtë herë. Nga 10 kandidaturat për 8 vënde, mes të cilave 1 prej tyre ishte dedikuar për një figurë femërore, Duka ka arritur të grumbulloj 36 vota në gjithsej. Shqipëria e ka merituar një përfaqësim të tillë, pasi hapat e hedhura ndër vite janë të mëdha, për ta nisur që nga fushat e terrenet sportive, e për ta përmbyllur me sukseset e ekipeve shqiptare në tërësi apo edhe ekipin Kombëtar. Europa e sheh me një sy tjetër tashmë Shqipërinë, e për këtë arsye një përfaqësim i yni në një tavolinë të përbashkët me vendimmarrjen kryesore të futbollit europian, ishte mëse i pritshëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top