
Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë dhe ky është rast që i shërben historisë së futbollit shqiptar. Takimi i vlefshëm për grupet e “Europa League” mes AEK Larnakas dhe Ludogorets, do të drejtohet nga Enea Jorgji.
Ndeshja do të zhvillohet në datën 25 tetor në Qipro, ndërsa ky është një sukses i vërtet sa i përket arbitrimit shqiptar. Më parë asnjëherë nuk i ishte besuar një gjyqtari nga Shqipëri, një takim i nivele të tilla, por gjithmonë e ka një herë të parë. Ndërkohë shqiptarët vazhdojnë të përparojnë gjithmonë e më shumë, në të gjitha fushat e sportit e jo vetëm në futboll, kjo është më e gëzueshmja e ditës së sotme. /Shqiperia.ch/