You are here
Home > Kombëtarja > Historike/ Mjafton që pranoi Shqipërinë, gjetja e Panuçit i gëzohet rikthimit në stol në Greqi

Historike/ Mjafton që pranoi Shqipërinë, gjetja e Panuçit i gëzohet rikthimit në stol në Greqi

Një dozë ironie që qëndron deri diku, fqinjët tanë dhe patriotizimi i tyre i sëmurë, shpeshherë i tejkalon caqet e menduara.

Nuk ishte vetëm Kaçe, një tjetër rast i ngjashëm më Ergysin, ishte edhe Astrit Ajdari. Ky i fundit i gjetur nga Panuçi, zgjodhi të luante me Shqipërinë, ndërsa në kampionat aktivizohet me AEK-un. Pikërisht këtu nis edhe historia.

Më parë, ndonëse një lojtar jo si titullar i padiskutueshëm, Ajdari ishte protagonist me ekipin grek në fushën e lojës. Por pas kësaj zgjedhje të kryer, situata aktuale e tregon më së miri se për çfarë jemi duke folur.

Mund ta konsiderojmë historike faktin se mesfushori shqiptar, u grumbullua për herë të parë në ndeshjen e fundit të AEK-ut në transfertë ndaj OFI, në këtë sezon nuk kishte ndodhur më parë. Sigurisht, asnjë minutë për të, por të paktën këtë herë e pa ndeshjen më nga afër. Ndërsa këtë të mbrëmjes për “Champions League”, ku AEK do të përballet me Benfikën, Hajdari duhet ta shoh sërish nga TV. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top