You are here
Home > Futboll Bota > Historike/ Kur Arsenali ktheu rezultatin nga 0-4, tifozët iu larguan nga stadiumi e humbën 7 golat

Historike/ Kur Arsenali ktheu rezultatin nga 0-4, tifozët iu larguan nga stadiumi e humbën 7 golat

Lindi në Angli e nuk ka sesi të mos vazhdojë të jetojë në këtë vend. Për futbollin flasim, lojën sportive më të ndjekur në gjithë botën.

Gjithmonë kemi dëgjuar se nga Anglia vijnë edhe përmbysjet më të çmendura, ato të cilat vështirë të kalohen edhe në imagjinatë. Ne iu sjellim një rast konkret, për një nga ndeshjet që do të ngelet si korniza më e bukur e futbollit europian ndër vite.

Bëhej fjalë për sezonin 2012-2013, teksa në stadiumin “Madejski”, kishin mbërritur 24.000 spektatorë. Readingu do të luante në shtëpi ndaj Arsenalit, në takimin e vlefshëm për “Capital One Cup”. Një dramë e vërtetë ishte që në fillimin e takimit, teksa vendasit shokuan jo pak me lojën e tyre.

Rezultati do të shkonte 4-0, ndërsa tifozët e Arsenalit, me zemrën e dobësuar, nuk mund të pranonin të qëndronin e të shihnin sesi skuadra e tyre turpërohej nga një ekip modest. Shumë u larguan, aqsa nuk panë edhe golin e nderit të pjesës së parë, që u mbyll me rezultatin 4-1.

Gjithçka tjetër i përket historisë, me skuadrën që asokohe drejtohej nga Vengeri, që jo vetëm barazonte shifrat në 4-4, por në kohën shtesë të ndeshjes bëri përmbysjen e çmendur në 5-7. Goli i fundit do të realizohej nga Chamakh, ndërsa festimi i tregon më shumë se gjithçka tjetër: “Tani ka përfunduar”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top